Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në qytetin e shkodrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë bypass-it, ndërsa shënjestër paraprakisht dyshohet se ka qenë banesa e një efektivi policie.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima, teksa pritet që të dalin detaje të reja, pasi ngjarja ka ndodhur vetëm pak më parë./Shqip