Aktualitet

I dënuar për vrasjen e këngëtarit në 2010, kush është 36-vjeçari i kapur me armë në brez

Një 36-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje është arrestuar nga policia e Kamzës këtë të martë.

Erind Mrruku, u arrestua në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz  teksa gjhatë kontrollit fizik nga policia iu gjet një pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Por kush është Erind Mrruku?

Mrruku u arrestua në vitin 2010 për vrasjen e 24-vjeçarit Fabian Nika, i cili u qëllua me pistoletë në mes të qytetit të Lezhës, pas një sherri për motive banale.

Konflikti mes viktimës dhe autorit lindi disa orë para vrasjes në plazhin e Shëngjinit, ku të rinjtë ishin nën shoqëritë respektive.

Dyshohet se Mrruku dhe Nika janë përplasur për motive të çastit në plazhin e Shëngjinit dhe më tej janë riparë në orët e pasmesnatës, kur edhe ka ndodhur krimi fatal.

Fabian Nika, 24 vjeç, ishte djali i një biznesmeni të njohur në zonë, si ksapo kishte debutuar si këngëtar i muzikës së lehtë.

/f.s

#dënuar #për #vrasjen #këngëtarit #në #kush #është #36vjeçari #kapur #armë #në #brez

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button