Aktualitet

EMRI/ I mori 270 mijë euro një gruaje duke i premtuar aksione në një agjenci turistike, arrestohet mashtruesi në Tiranë

Në kërkim pasi mori 270 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë.

‘Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trick”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Pezë, u kap shtetasi në kërkim Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale ‘Mashtrimi’.

53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’

/f.s

#EMRI #mori #mijë #euro #një #gruaje #duke #premtuar #aksione #në #një #agjenci #turistike #arrestohet #mashtruesi #në #Tiranë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button