Life Style

Elbasan, Policia: Në dy javë 51 drejtues mjetesh të ndaluar, 31 motomjete të sekuestruara

Policia Rrugore e Elbasanit njofton se në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, në dy javët e fundit janë arrestuar 51 drejtues mjetesh dhe motomjetesh. Shkak për ndalimin e tyre është fakti se janë kapur në gjendje të dehur, apo janë kapur pa leje drejtimi. Po ashtu Policia njofton se janë sekuestruar dhe 31 motomjete.

“Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar, për shkak të fillimit të vitit shkollor”, njofton Policia.

“Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 51 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si edhe janë sekuestruar 31 motomjete”, bënë të ditur Policia e Elbasanit.

“Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:Janë ndëshkuar 1238 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;Janë ndëshkuar 514 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;Janë ndëshkuar 420 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;Janë ndëshkuar 280 drejtues motomjetesh për mos-vendosje të kaskës mbrojtëse;Janë ndëshkuar 339 drejtues automjetesh, për mos-vendosjen e rripit të sigurimit; Janë ndëshkuar 480 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore”, vijon Policia.

Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

/a.r

#Elbasan #Policia #Në #javë #drejtues #mjetesh #të #ndaluar #motomjete #të #sekuestruara

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button