Tech

EMRI/ Vrau Pjetër Gjokën për një parcelë me kanabis, arrestohet pas një viti autori i dyshuar

Martin Përgjini (Anton Gjini),  i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes se Pjetër Kolës (GJOKA), një vit më parë në Pukë, është vënë në pranga.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./m.j

#EMRI #Vrau #Pjetër #Gjokën #për #një #parcelë #kanabis #arrestohet #pas #një #viti #autori #dyshuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button