Aktualitet

Mediat polake “e shkarkojnë” në Tiranë, Fernando Santos reziston: “Nuk e jap dorëheqjen”

Fernando

Fernando Santos nuk po kalon kohë të mira në Poloni. Humbja me Shqipërinë 2-0 në Arena Kombëtare do të jetë me pasoja dhe mediat polake e quajnë të kryer shkarkimin e portugezit. 68-vjeçari, sidoqoftë nuk nuk do të shkarkihet direkt, pasi e pengon kontrata. Santos është në detyrë deri në vitin 2026, por kontrata mund të ndërpritet në fund të kualifikueseve, sipas klauzolës, nëse nuk arrihet objektivi “Gjermani 2024”.

Fernando Santos është i bindur megjithatë se nuk do të detyrohet të japë dorëheqje të parakohëshme. Polonia u mund 2-0 nga Shqipëria në Tiranë të dielën, duke zbritur në vendin e 4-rt në Grupin E të kualifikueseve të Kampionatit Europian. Me vetëm tre ndeshje të mbetura dhe skuadra duket e dobët, shanset e Polonisë për të siguruar një vend në Euro 2024 në Gjermani janë në rrezik serioz. Kështu që mbi Santos, në mënyrë të pashmangshme, kanë vërshuar kritikat.

Lexo më tej: FOTO/ “Kemi një klimë të mirë”: Santos kundërshtohet nga fytyra e dëshpëruar e mungesa e përqendrimit


KONFRONTIMI ME GAZETARËT

I pyetur në konferencën për shtyp pas ndeshjes nëse ka ndërmend të japë dorëheqjen, Santos është shprehur prerë. “As sot e as nesër,” u përgjigj ai. “A mendoj se do të vazhdoj? Ju duhet të pyesni presidentin për këtë. Nëse ai vendos që nuk më do mua si trajner, do të flasë me mua. E ne do të gjejmë një zgjidhje. Gjithmonë do të ketë një zgjidhje – tha Santos që vazhdoi duke pyetur-. Por çfarë dëshironi? A doni që unë të jap dorëheqjen? Nuk po ju pyes”, buzëqeshi Santos. Mbetet për t’u parë nëse trajneri fitues i “Euro 2016” me Seleção do të ketë mundësinë të ndryshojë gjërat me Poloninë.

Polakët – me 6 pikë – janë aktualisht katër pikë prapa Shqipërisë, kryesuese e grupit me 10 pikë. Çekia aktualisht zë vendin e dytë me 8 pikë, por ka një ndeshje më pak se të dyja skuadrat. Moldavia është në vendin e 3 me 8 pikë, që do të thotë se Polonia ka nevojë për një paraqitje të përsosur në tre ndeshjet e mbetura për të marrë një nga dy vendet e kualifikimit automatik.

#Mediat #polake #shkarkojnë #në #Tiranë #Fernando #Santos #reziston #Nuk #jap #dorëheqjen

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button