Shkarkohet Olta Xhaçka, Braçe voton kundër vendimit të Edi Ramës

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka pasur rezerva për shkarkimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme. Vendimi u mor nga kryeministri Edi Rama që nuk ka dhënë një argument për shkarkimin e Xhaçkës, por thjesht ia bëri me dije socialistëve në asamblenë e fundit. Braçe ishte i vetmi nga deputetët socialistë që kundërshtoi vendimin e Ramës.
Xhaçka është thirrur disa herë në SPAK për manovrat me pronat e ushtrisë që iu janë dhënë për ndërtime biznesmenëve të mëdhenj në Sarandë dhe në Shëngjin. Mandati i Xhaçkës është në diskutim në kuvend për t’u dërguar në Gjykatën Kushtetuese, pas konfliktit të interesit në lidhje me vendimin e qeverisë që shpalli bashkëshortin e saj Artan Gaçin investitor strategjik për një hotel në Dhërmi.
#Shkarkohet #Olta #Xhaçka #Braçe #voton #kundër #vendimit #të #Edi #Ramës
Lapsi