Aktualitet

Video/ Dy minuta në fushë, Daku shënon golin e dytë: shpërthen në lot sulmuesi

Daku

Mirlind Daku, nga gabimi i pasimit të golit të mundshëm në Ceki te goli në Arenën kombëtare kanë kaluar vetëm tre ditë. Sulmuesi në ndeshjen e dytë me fanellën e Kombëtares con peshë gjithë tifozët, duke shënuar golin e 2-0 të ndeshjes kundër Polonisë. Daku kishte vetëm dy minuta që ishte futur në fushë në vend të Cikalleshit.

Daku mori një pasim nga Asani në qendër të zonës në minutën e 62′, shmangu me fizik mbrojtësin në markaturë dhe me një diagonale me të djathtën mposhti Szczesny. Vendimtar devijimi i Wieteska, që befasoi portierin polak.

Lexo më tej: Video/ Asani a je normal? Super gol i numrit 9 me të majtën, Shqipëria në avantazh


Shpërthen në lot sulmuesi i ri, duke ndjerë emocionet e golit të parë me kombëtaren, përpara një stadiumi të tejmbushur, në një ndeshje vendimtare për të vazhduar ëndërrën kualifikim.

#Video #minuta #në #fushë #Daku #shënon #golin #dytë #shpërthen #në #lot #sulmuesi

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button