Tech

Pse Suedia dhe Danimarka s’e ndalojnë djegien e Kuranit?

Mohammad Fazlhashemi, profesor i Teologjisë Islame në Universitetin Uppsala të Suedisë, thotë për Exposenë se ndalimi i djegies së Kuranit nuk do të ishte zgjidhje.

“…sepse Rasmus Paludan, njëri prej aktivistëve që ka djegur Kuranin, ka thënë në një intervistë se nëse ndalohet djegia e Kuranit, ai do të urinojë mbi të ose do ta përdhosë në ndonjë mënyrë tjetër. Pra, nuk mendoj se problemi është te djegia e Kuranit. Problem është se si disa publicistë, politikanë, media dhe përfaqësues kulturorë e mbrojnë djegien e Kuranit në emër të lirisë së shprehjes”, thotë Fazlhashemi.

Ai shton se Qeveria suedeze nuk i miraton publikisht këto qëndrime, por se figura të ndryshme politike e bëjnë një gjë të tillë. Ai nuk përmend emra specifikë, por anëtarët e Demokratëve Suedezë – një parti me rrënjë neo-naziste, e cila tani është partia e dytë më e madhe në Parlament – kanë reaguar hapur me përbuzje kundrejt myslimanëve.

“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga vendet myslimane”, ka shkruar në platformën X Richard Jomshof, një ligjvënës i kësaj partie. “Është e çuditshme dhe qesharake që ato të lejohen të na japin leksione për demokracinë dhe lirinë e shprehjes”, ka thënë ai.

Fazlhashemi, nga Universiteti Uppsala, thotë se legjislacioni suedez nuk mund të cilësohet se islamofobik, por ai përmend një raport të Këshillit Kombëtar Suedez për Parandalimin e Krimit, të vitit 2021, ku thuhet se krimet islamofobike marrin forma të ndryshme dhe nuk mund të kufizohen te një person i caktuar.

“Nëse më shumë politikanë, përfaqësues kulturorë dhe publicistë e dënojnë djegien e Kuranit dhe i dërgojnë mesazh komunitetit mysliman se ne jemi me ju, nuk jemi kundër jush, ne ju mbështesim… le të djegin ata Kurane sa të duan. Por, ne nuk e kemi këtë lloj qëndrimi nga politikanët ose publicistët”.

“Shumë thonë se nuk duhet të dorëzohemi ose të tërhiqemi, sepse diktatorët në vendet myslimane e kërkojnë këtë. Por, unë nuk pajtohem, sepse nëse ju e keni këtë problem, ata do ta përdorin këtë për qëllime të brendshme ose ndërkombëtare. Ne duhet të bisedojmë me komunitetin mysliman këtu në Suedi. Nëse e dërgojmë sinjalin e duhur tek ai, unë nuk mendoj se ai do të jetë aq i ndjeshëm për këtë çështje”, thotë Fazlhashemi.

Kreu i Federatës Islamike të Suedisë, Mahmoud Khalfi, ka thënë se përpjekjet e organizatave islamike për të biseduar me Qeverinë suedeze, kanë hasur në heshtje.

Duhet t’i përgjigjeni gjithë kësaj me diçka konkrete. Dërgoni një sinjal në botë se ne e marrim seriozisht këtë dhe do ta zgjidhim”, ka thënë Khalfi.

Dino Krasue, nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, thotë se djegiet e Kuranit janë instrumentalizuar nga qeveritë e disa vendeve me shumicë myslimane, të cilat i paraqesin ato si të orkestruara nga Qeveria daneze, pavarësisht faktit se autoritetet daneze, sipas tij, nuk kanë mjete ligjore për t’i ndaluar vandalizmat e tillë.

“Ky lloj diskursi ka krijuar imazhin e rremë të një komploti të shtetit kundër Islamit. Por, në fakt, është vetëm një numër shumë i vogël i individëve që djeg Kuranin”, thotë Krause.

Në Suedi, për shembull, një anketë e kryer së voni nga transmetuesi publik STV, ka treguar se shumica e qytetarëve, 53 për qind, janë kundër djegies së librave të shenjtë, si Kurani dhe Bibla; 34% kanë thënë se aktet e tilla duhet të lejohen, ndërsa 13% janë shprehur të pavendosur.

Në vendet e tjera të Evropës, si Gjermania, Italia, Polonia dhe Finlanda, shpifjet kundër një feje janë vepër penale. Në Angli dhe në Uells, ligjet e blasfemisë janë shfuqizuar në vitin 2008, por përdhosja e Kuranit dhe e shkrimeve të tjera të shenjta mund të dënohet me ligjin kundër nxitjes së urrejtjes fetare.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë se situata e sigurisë në vendin e tij është në nivelin më serioz që nga Lufta e Dytë Botërore. Por, sipas fjalëve të ministrit të Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, “zgjidhje të shpejta nuk ka”.

I pyetur se si do të duhej të adresohej çështja e djegies së Kuranit, Fazlhashemi thotë:

#Pse #Suedia #dhe #Danimarka #ndalojnë #djegien #Kuranit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button