Aktualitet

Alibeaj: Këlliçi e kishte mundësinë të kandidonte në Tiranë me siglën e PD-së

Përsa i përket Tiranës me duhet të them dhe njëherë se Belind Kelliç e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuzë e padrejtë ndaj meje nuk me ka penguar të ngrihem mbi to dhe të zgjas dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikës se vjetër vazhdojnë me lojrat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj të votojnë për listën e LSI-së. E patë besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jetë dhe Belind Kelliçi dhe një liste që demokratëve do tu shitet si bashkëpunim apo aleancë.Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokratëve dhe shqiptarëve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët dhe për ti detyruar që dhe njehere tjetër te votojnë për një parti te majtë që permes pazareve solli Edi Ramën në pushtet

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button