Tech

Rekuperimi i aseteve të korrupsionit, ligji brenda 2024/ Forcohet “FBI” shqiptare, krijohet njësi për përgjimet dhe vlerësimin e riskut

Ministria e Drejtësisë parashikon që brenda vitit të ardhshëm të ketë gati legjislacionin e duhur për të bërë të mundur procesin e rekuperimit të aseteve të krimit e korrupsionit. Më tej këto ndryshime do të bëjnë të mundur një vit më pas, në 2025, edhe ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve si njësi e specializuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këto ndryshime janë paralajmëruar në dokumentin e Masave Prioritare të Politikave në fushën e shtetit të së drejtës të sapo bërë publike nga Ministria e Drejtësisë.

Në dokument, përcaktohet edhe funksionalizimi i plotë i Sistemit të Menaxhimit të Rasteve për Praktikat Korruptive brenda vitit 2024. Po ashtu. Parashikohet fuqizimi i BKH-së përmes rekrutimit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke përfshirë ngritjen e një njësie efektive të përgjimit parandalues, njësisë së vlerësimit të rrezikut dhe njësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar funksional brenda vitit 2025.

Më tej parashikohet rritja e numrit të aksesit dhe ndërveprimit në bazat e të dhënave për SPAK, prokuroritë dhe BKH brenda vitit 2025, si dhe forcimi i kapaciteteve të SPAK dhe BKH për të kryer hetime më proaktive për parandalimin, gjurmimin, zbulimin dhe sulmin e grupeve kriminale të përfshira në akte kriminale të korrupsionit, krimit financiar dhe krimit të organizuar, brenda vitit 2030.

Ngritja e kapaciteteve për shkëmbimin e informacionit dhe zhvillimin e operacioneve të ndërsjellta me agjencitë ligjzbatuese, në nivel rajonal dhe me partnerë ndërkombëtarë, brenda vitit 2030.

Në dokument parashikohet gjithashtu edhe fuqizimi i Drejtorisë së Përgjithshme Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve të hetimit administrativ dhe punës operacionale në lidhje me fushat e ndjeshme ndaj korrupsionit brenda vitit 2025./scan/m.j

#Rekuperimi #aseteve #të #korrupsionit #ligji #brenda #Forcohet #FBI #shqiptare #krijohet #njësi #për #përgjimet #dhe #vlerësimin #riskut

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button