Tech
77-vjetori i kryengritjes së Postribës me incidente, qytetari hedh në tokë kurorat

Një incident ka ndodhur në 77-vjetorin e kryengritjes së Postribës. Pas vendosjes së kurorave me lule në bustin në përkujtim të lëvizjes së parë antikomuniste nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, një qytetar mori kurorat dhe i hodhi në tokë duke thënë se këta të sotmit janë pasardhës të atyre që i kanë pushkatuar gjyshin.
Pas këtij incidenti, kryebashkiaku Beci u largua menjëherë. Kjo është hera e parë që socialistët përkujtojnë kryengritjen e Postribës. Në këtë 77-vjetor munguan përfaqësues të PD-së, të cilët do të marrin pjesë pas një ore veçmas në përkujtimin e kësaj ngjarje.
#77vjetori #kryengritjes #së #Postribës #incidente #qytetari #hedh #në #tokë #kurorat