Aktualitet
Ne do të jemi opozita ballore e regjimit
“Ne do të jemi opozita ballore e këtij regjimi” tha sot Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në të ashtuquajturin Këshilli Kombëtar i PD-së së vulës.
Mes të tjerash ai justifikoi edhe shmangien nga zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës, me gjoja respektimin e vullnetit të degës lokale të partisë.
Basha tha se në muajin mars të vitit tjetër PD e vulës do të ketë gati 140 kandidatët e saj për deputetë.
Sipas tij nuk do të humbet më kohë me betejën brenda vetes, por të gjitha energjitë do të shkojnë në përballjen me qeverinë. ©
#të #jemi #opozita #ballore #regjimit
Lapsi