Kancelari gjerman shpreh ngushëllime pas tërmetit ‘shkatërrues’ në Marok

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të tërmetit “shkatërrues” në Marok.
“Në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me viktimat e këtij tërmeti shkatërrues. Ngushëllimi ynë shkon për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkroi Scholz, i cili po merr pjesë në samitin e G20 në Indi këtë fundjavë, në X, dikur Twitter.
Të paktën 296 persona kanë vdekur pas një tërmet i fuqishëm goditi Marokun qendror mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 me orën lokale. Tërmeti me magnitudë 7 i shkallës Rihter pati epiqendrën në jug perëndim të Marrakeshit, një destinacion popullor turistik.
Shumë nga viktimat u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur. Aktualisht, flitet se ka 153 njerëz të plagosur.
#Kancelari #gjerman #shpreh #ngushëllime #pas #tërmetit #shkatërrues #në #Marok
Lapsi