Aktualitet
Ky është parfumi që Hailey Bieber përdor çdo ditë

Zgjedhja e një parfumi është një çështje personale dhe jo të gjithë janë të fiksuar pas erës së tij.
Megjithatë shumë gra dhe vajza investojnë kohë dhe kërkime për të gjetur parfumin e duhur, në mënyrë që të mos e ndërrojnë më. Hailey Bieber e ka një të preferuar dhe në fakt nuk i përket ndonjë marke shumë të kërkuar.
“Vanille Eau de Parfum” nga Laura Mercier është aroma e preferuar e Hailey-t.
“Pas dushit, unë gjithmonë aplikoj një vaj trupi dhe më pas përdor këtë parfum. E adhuroj aromën e vaniljes”, ka thënë modelja për revistën Glamour.
“Vanille Eau De Parfum” përshkruhet si aroma që mbajnë gratë elegante, me përzierje të orkidesë, vaniljes, myshkut, drurit të sandalit dhe qelibarit.
#është #parfumi #që #Hailey #Bieber #përdor #çdo #ditë