Aktualitet

Monedha me 6426 diamantë më e shtrenjta në botë, i kushtohet Mbretëreshës

E bërë me pothuajse 4 kg ar dhe më shumë se 6,426 diamante, një monedhë e re është zbuluar për nder të mbretëreshës së ndjerë  të Britanisë Elisabet.

Monedha mund të jetë ndër më të vlefshmet e të gjitha kohërave. Krijuesi i objektit luksoz të quajtur ‘The Croën –  e ka vlerësuar atë në rreth 23 milion dollarë .

Monedha u bë publike në përvjetorin e parë të vdekjes së Mbretëreshës.

Ajo është përshkruar nga mjeshtërit  si një “punë 16-mujore  mbushur me dashurie.

Rekordi aktual botëror për monedhën më të shtrenjtë është një monedhë e rrallë ari “Double Eagle” që u shit për 15.17 milion £ në ankand në 2021.

Nuk dihet nëse The Crown do të dalë në shitje. Monedha është sa një top basketbolli dhe përmban një seri portretesh të monarkes të ndjerë dhe të disa  artistëve të njohur.

Kompania e Indisë Lindore që krijoi monedhën daton në vitin 1600, Mbretëresha Elizabeth I e dhuroi atë me patronazhin e saj mbretëror, duke e lejuar të tregtonte ekskluzivisht erëza, çaj, kafe dhe mallra të tjera luksoze nga Lindja. Ajo operoi për gati 300 vjet përpara se të shpërbëhej në 1874. Në vitin 2005, biznesmeni me origjinë indiane Sanjiv Mehta fitoi të drejtat për emrin duke e kthyer nga viti 2010 në një stil jetese.

 

/a.d

#Monedha #diamantë #më #shtrenjta #në #botë #kushtohet #Mbretëreshës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button