Tech

Ministeriali i Arsimit në Tiranë / Qeveria vendim për organizimin e punës dhe funksionimit të …

Në Maj të vitit të ardhshëm Shqipëria do të mikpres Ministerialin e Arsimit ku do të bëj bashkë në kryeqendrën e vendit rreth 60 ministra nga Evropa dhe më gjerë. Kjo edhe si rezultat se Shqipëria mban sekretariatin e BFUG-së për periudhën janar 2021–qershor 2024 duke ndikuar në implementimin e reformave dhe të përmbushë të gjitha angazhimet e procesit të Bolonjës. Procesi për përgatitjen Ministeriait të Arsimit do të koordinohet nga Kryeministria me përfshirjen edhe të institucioneve të tjera si dhe përfaqësues të Ekipit Kombëtar të Bolonjës dhe HERE-s.

Në kuadër të kryesimit të “Bolonga Follow Up Group”, nga ana e Shqipërisë, qeveria ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh përmes një vendimi të miratuar në mbledhjene  fundit për ngritjen e sekretariatit që do të ndjekë këtë veprimtari.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, saktësohet se qëllimi parësor i punës së nënkryetarit  dhe sekretariatit të “Bologna Follow Up Group” është kryerja të gjitha funksioneve dhe detyrimeve që u lindin në zbatim të rregullave dhe procedurave të funksionimit të BFUG-së. Detyrat e tyre ushtrohen sipas kohëzgjatjes së caktuar.

Po ashtu në vendim bëhet me dije se nënkryetari i BFUG-së, kryetari dhe nënkryetari i sekretariatit të BFUG-së deri në realizimin e detyrimeve sa i takon kalimit të detyrës nënkryetarit dhe sekretariatit të ardhshëm të BFUG-së dhe përfaqësimit në takimet vijuese si nënkryetar i BFUG-së dhe kryetar/nënkryetar i sekretariatit të BFUG-së dalës, deri më 31 dhjetor 2024; Punonjësit e sekretariatit të BFUG-së deri më 31 korrik 2024, me përmbushjen e detyrimeve për kalimin e detyrës sekretariatit të ardhshëm të BFUG-së.

“Nënkryetari i BFUG-së asistohet nga grupi i punës, i ngritur me urdhër të Kryeministrit, për të mbështetur aktivitetet e tij dhe për koordinimin e veprimtarive që do të organizohen deri në përfundim të periudhës së mbajtjes së këtij pozicioni nga Republika e Shqipërisë, si dhe koordinimin e punës për organizimin e Konferencës Ministrore dhe Dialogut të Politikave Globale në maj 2024. Përbërja dhe detyrat e grupit të punës përcaktohen në urdhrin e Kryeministrit, sipas kërkesës së nënkryetarit të BFUG-së dhe mbi bazën e propozimit të përcjellë nga ministri përgjegjës për arsimin”, thuhet në vendim.

Po ashtu në vendimin e qeverisë bëhet me dije se, “sekretariati drejtohet nga kryetari dhe përbëhet nga personel i punësuar me kohë të plotë, ekspertë dhe personel i punësuar me kohë të pjesshme.  Një ekspert i nivelit të lartë në pozicionin e kryetarit të sekretariatit të BFUG-së, i angazhuar me kohë të plotë ose të pjesshme, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e sekretariatit. Një ekspert i nivelit të lartë në pozicionin e nënkryetarit të sekretariatit të BFUG-së, i angazhuar me kohë të plotë ose të pjesshme, i cili asiston kryetarin e sekretariatit në kryerjen e detyrave të tij”.

Në vendim bëhet me dije se struktura e sekretariatit, pozicionet me kohë të plotë apo të pjesshme, si dhe detyrimet kontraktuale të personelit të sekretariatit miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin mbi bazën e propozimit të kryetarit të sekretariatit të BFUG-së. “Personeli i sekretariatit emërohet dhe lirohet nga detyra nga ministri përgjegjës për arsimin ose nga personi i deleguar prej tij për këtë qëllim, në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës, nëpërmjet thirrjeve për shprehje interesi”, thuhet në vendim.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Kulturës ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas zbardhjes në Fletoren Zyrtare.

/a.r

#Ministeriali #Arsimit #në #Tiranë #Qeveria #vendim #për #organizimin #punës #dhe #funksionimit #të

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button