Greqia në alarm/ Lagjet në Larisa mbushen me ujë, Mitsotakis viziton zonat e përmbytura

Pas stuhisë Daniel, alarmi është ngritur përsëri në disa zona të Greqisë. Mediat vendase raportojnë se ekziston mundësia e vërshimit të lumit Pinio edhe në qytetin e Larisës.
Lartësia e nivelit të tij ka tejkaluar të mëparshmen dhe ka arritur në 9.5 metra. Sasi uji vazhdojnë të rrjedhin drejt kryeqytetit të Thesalisë.
Kryeministri Mitsotakis do të vizitojë fushën e Thesalias, në zonat ku Daniel ka shkaktuar katastrofë biblike. Deri tani 6 viktima, për 6 persona të humbur kanë bërë thirrje familjarët, por përmasat e situatës dramatike vihen re akoma dhe në deklaratat zyrtare ku theksohet se nuk dihet akoma numri i të humburve duke shtuar se janë me qindra personat e izoluar në çati dhe tarraca, pa ditur fatin e tyre, siç ka theksuar dhe guvernatori i Thesalias.
Ndërkohë gjendja në qytetetin e Larisës që është ngjitur me Pineo mbetet problematike, ku uji ka mbuluar tashmë rrugë, oborre shtëpish, ndërsa nga makinat shihen vetëm çatitë.
#Greqia #në #alarm #Lagjet #në #Larisa #mbushen #ujë #Mitsotakis #viziton #zonat #përmbytura
Lapsi