Aktualitet

Kim Jong Un prezanton “lodrën” e re bërthamore

Në një ceremoni madhështore në Penian, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, prezantoi një nëndetëse të re, e cila sic thuhet, mund të mbajë armë bërthamore.

Media shtetërore raportoi se nëndetësja fuqizon në mënyrë të konsiderueshme parandalimin bërthamor të vendit.

Një nëndetëse me kapacitet për të kryer sulme bërthamor, ka qenë prej kohësh në listën e armatimeve që Peniani dëshironte të zhvillonte.

Shteti komunist ka punuar për vite me radhë për ndërtimin e nëndetëses, e cila konsiderohet si pjesë thelbësore e programit nuklear.

Në foto të publikuara nga media shtetërore, Kim Jon Un shfaqet i ulur në një kantier detar, i rrethuar nga oficerë të marinës . Nëndetëset janë të vështira për tu lokalizuar nën ujë, çka nënkupton se zotërimi i një të tillë mund të lejojë Penianin të godasë armiqtë nga deti, pasi armatimet tokësore shkatërrohen në sulm.

Megjithatë, nuk dihet se kur do të bëhet funksionale, pasi koreano-veriorët duhet ende të tregojnë se ajo mund të lëshojë me sukses raketa me kapacitet bërthamor.

/a.r

#Kim #Jong #prezanton #lodrën #bërthamore

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button