Aktualitet

Kallashnikov dhe municion në makinë, dy të arrestuar në Cërrik

Dy persona janë arrestuar në Cërrik për armëmbajtje pa leje gjatë një aksioni policor të koduar “Covered”. Të arrestuarit janë A.Zh. 37 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të dy nga Berati. I pari akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa i dyti për moskallëzim krimi.

Brenda automjetit me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, dhe që drejtohej nga A.Zh. 37 vjeç, u gjet një kallashnikov dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Kallashnikov #dhe #municion #në #makinë #të #arrestuar #në #Cërrik

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button