Berisha: Rama, padrino i mafias më të rrezikshme në Europë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka prezantuar sot kandidatin e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkinë Peqin, zotin Mustafa Pashja.
Ai u shpreh se kandidatët e dalë nga Primaret janë më të mirët e mundshëm, ndërsa kandidatët e PS, i quajti të caktuar nga padrino i mafias më të rrezikshme në Europë, referuar kryeministrit Edi Rama.
“Ky entuziazëm është energjia e bashkimit të shqiptarëve në një betejë historike, në betejën e rivendosjes së pluralizmit, energjia e fitores më 14 maj të kandidatëve të Primareve në mbarë Shqipërinë, energjia e ndryshimit që po vjen, e shpresës që sjell ndryshimi.
Kandidatët e Primareve janë nuset e dhëndurët e lirisë. Sot në Peqin e mbarë Shqipërinë kemi kandidatë më të mirë se kurrë më parë.
Krahasojini me kandidatët e palës tjetër që dalin në 12 të natës si nga bodrumet e mafias, nga padrino i mafias më të rrezikshme në Europë, Edi Rama.