Tech

Tregtia e jashtme e Kinës mbetet e qëndrueshme me gjithë kërkesën e jashtme të dobët

Me gjithë kërkesën e jashtme të dobët, importet dhe eksportet e Kinës mbajtën zhvillimin e qëndrueshëm në tetë muajt e parë të vitit shkruan CMG.
Sipas të dhënave të publikuara të enjten prej Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës, importet dhe eksportet e vendit u ulën 0.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 27.08 trilionë juanë (rreth 3.76 trilionë dollarë amerikanë).

Eksportet u rritën 0.8 për qind, ndërsa importet u ulën 1.3 për qind.”Funksionimi i tregtisë së jashtme të vendit ka mbetur përgjithësisht i qëndrueshëm,” tha zyrtari i Administratës së Përgjithshme të Doganave Lyu Daliang.

Me gjithë kërkesën e dobët të jashtme, vëllimi i tregtisë së jashtme të Kinës ka mbetur shumë i lartë. Vlera etregtisë së jashtme në gusht e kaloi mesataren për të njëjtin muaj në periudhën e viteve 2020 – 2022 me 8.2 për qind, sipas Lyu.
Të dhënat mujore kanë treguar gjithashtu përmirësim. Ndonëse muajin e kaluar eksportet dhe importet u ulën përkatësisht me 3.2 dhe 1.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vjetshëm, ritmi i rënies u ul krahasuar me shifrat e korrikut.Në tetë muajt e parë të vitit 2023, ASEAN-i mbeti partneri më i madh i Kinës në tregti.

Ndërsa tregtia e Kinës me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë u ul përkatësisht 1.5 për qind, 8.7 për qind dhe 6.8 për qind, ajo pati rritje me tregjet e tjera.

Eksportet e makinerive dhe produkteve elektronike të Kinës, të cilat zunë 58 për qind të vëllimit të përgjithshëm të eksporteve, u rritën 3.6 për qind gjatë kësaj periudhe.

Eksporti i makinave u rrit me 104.4 për qind në tetë muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme.Importi i naftës së papërpunuar nga Kina u shtua me 14.7 për qind në tetëmujorin e parë, duke e kaluar rritjen 12.4 për qind në shtatë muajt e parë. Po ashtu, vëllimi i importit të xeherorëve të hekurit u ngrit 7.4 për qind.

#Tregtia #jashtme #Kinës #mbetet #qëndrueshme #gjithë #kërkesën #jashtme #të #dobët

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button