Aktualitet

Miley Cyrus rikujton ndarjen nga Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka folur për martesën e saj me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth.

Pasi foli sinqerisht për momentet në karrierën e saj që dikur u konsideruan si të diskutueshme në serialin e saj “Used to Be Young”, TikTok, artistja, mori një moment  për të diskutuar diçka që ajo e quajti “në të vërtetë serioze”.

Në një TikTok të postuar të mërkurën, këngëtarja e “Flowers” zbuloi se kur e dinte se martesa e saj me aktorin australian, kishte përfunduar. Ajo shpjegoi se ishte në festivalin muzikor Glastonbury në qershor 2019 kur u mor vendimi.


“Angazhimi im dhe Liam për të qenë të martuar, sigurisht erdhi nga një vend dashurie së pari, sepse kishim 10 vjet së bashku, por edhe nga një vend traumash dhe thjesht duke u përpjekur të rindërtonim sa më shpejt që të mundeshim”, tha Cyrus. “Dita e shfaqjes [Glastonbury] ishte dita kur vendosa se nuk doja të isha në atë marrëdhënie.”

Cyrus zbuloi gjithashtu se çfarë ka mësuar nga ai vendim. “Ky ishte një moment tjetër ku puna, performanca ishin të parat”, shtoi ajoi. “Unë mendoj se kjo është arsyeja pse tani është kaq e rëndësishme për mua që të mos jetë kështu – që  perwsoni im i zemrës të jetë i pari.”

Disa muaj pas performancës së Cyrus në Glastonbury, Hemsworth paraqiti kërkesë për divorc në gusht 2019 dhe të dy përfundimisht arritën një marrëveshje zyrtare në fillim të 2020. Në serialin “Used to Be Young”, të cilin Miley e ndan në internet që nga fundi i gushtit në mbështetje të këngës së saj të re me të njëjtin emër, këngëtarja “Wrecking Ball” ka folur edhe për momente të ëmbla nga lidhja e saj me Hemsworth./

 

#Miley #Cyrus #rikujton #ndarjen #nga #Liam #Hemsworth

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button