Tech

MTV 2023 flet shqip/ Kush janë 2 këngëtaret shqiptare që do prezantojnë eventin e madh të muzikës

MTV 2023 “do të flasë shqip”. Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të jenë 2 nga prezantueset e festivalit muzikor që pritet të mbahet më 12 shtator në Nju-Jork.

Lista është bërë me dije nga mediat e huaja në të cilën, bëhet me dije se 2 bukuroshet shqiptare nuk do të ngjiten në skenë si perfomuese, por në një tjetër rol.

 Vetë Rita Ora nuk është e nominuar në asnjë kategori. Ndërkohë, bukuroshja tjetër shqiptare Dua Lipa është e nominuar në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023 si “koreografia më e mirë” dhe “Best Pop”, së bashku me Bebe Rexhën që është e nominuar për këngën “I’m Good (Blue)” si “Bashkëpunimi më i mirë” me David Guettan.

Në garën për “artisten e vitit” janë nominuar 6 vajza, Beyoncé, Doja Cat, Karol G, Nicki Minaj, Shakira, Taylor Swift.

/f.s

#MTV #flet #shqip #Kush #janë #këngëtaret #shqiptare #që #prezantojnë #eventin #madh #të #muzikës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button