Aktualitet

Fshehu 3 pistoleta në oborrin e banesës, arrestohet 61-vjeçari në Levan

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 61-vjeçar në Levan, pasi i janë gjetur 3 pistoleta dhe një armë gjahu të fshehura në oborrin e banesës së tij.

Mësohet se në pranga është vënë Vladimir Mersini. Ndërkohë, policia i ka dërguar armët për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

“Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë siguruar informacion për një shtetas që fshihte armë zjarri dhe armë gjahu, në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”, Levan. Në bazë të këtyre informacioneve, u finalizua operacioni policor i koduar “Sinjali”, në kuadër të të cilit u ushtruan kontrolle në banesën në pronësi të shtetasit V. M., dhe në territorin përreth saj.

Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në oborrin e kësaj banese, shërbimet e Policisë gjetën 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak, të cilat posedoheshin pa leje. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi V. M., 61 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Levan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, njofton policia.

/f.s

#Fshehu #pistoleta #në #oborrin #banesës #arrestohet #61vjeçari #në #Levan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button