Tech

Fiket zjarri në Lushnjë, Balla: Shmangëm dëme të shumta, mirënjohje të gjithë strukturave

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vlerësuar punën e të gjithë strukturave deri në izolimin e zjarrit që kërcënoi banesat e banorëve të fshatit Zhamë në Lushnje.

“Shumë mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke shmangur dëme shumë, shumë më të mëdha nëse nuk do të ishte arritur vendosja nën kontroll gjatë natës dhe nëse nuk do të ishte punuar pa ndërprerje deri në mëngjesin e sotëm”, shkruan ministri në rrjete sociale.

Ministri Balla ishte në vendngjarje mbrëmë për të parë nga afër masat dhe angazhimin e autoriteteve.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Beratit, Roskovecit, Rrogozhinës, Peqinit, kompanisë “Albpetrol”, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura dhe punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë Lushnje. /f.s

#Fiket #zjarri #në #Lushnjë #Balla #Shmangëm #dëme #të #shumta #mirënjohje #të #gjithë #strukturave

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button