Aktualitet
“Rithemelimi” boton libër në anglisht për zgjedhjet: U shkrua nën kujdesin e Sali Berishës

Rithemelimi i Sali Berishës ka përfunduar analizën e bërë për zgjedhjet e 14 majit 2023, në të cilën kanë dalë në përfundimin se ky proces elektoral ishte fars.
E të gjithë këtë analizë, kjo forcë politike, nën kujdesin e Berishës e kanë bërë një libër të shkruar në gjuhën angleze.
Libri mban titullin “Farsa elektorale e 14 majit 2023 në Shqipëri”, e teksa një rresht sipër saj shkruhet “Libri i zi i zgjedhjeve”.
Për këtë do të bëjnë edhe një promovim, sot në orën 11:00.
Kujtojmë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” mes Sali Berishës dhe Ilir Metës së Partisë së Lirisë mori vetëm 7 Bashki.
/a.r
#Rithemelimi #boton #libër #në #anglisht #për #zgjedhjet #shkrua #nën #kujdesin #Sali #Berishës