Tech
Gjithë natën “në luftë” me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Zhamë të Lushnjës

Zjarri në Zhamë të Lushnjës është vënë nën kontroll falë edhe ndihmës së efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse.
Përgjatë gjithë natës ata kanë qëndruar në terren për të bërë të mundur izolimin e flakëve, të cilat në mesnatë morën një përhapje më të gjerë të favorizuara edhe nga era drejt fshatit Thanasaj.
Aktualisht një vatër vijon të jetë aktive në kufi me Peqinin.
/a.r
#Gjithë #natën #në #luftë #flakët #vihet #nën #kontroll #zjarri #në #Zhamë #të #Lushnjës