Tech

Valë shkarkimesh në Ukrainë, Zelensky largon një tjetër zyrtar

Pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Oleksi Reznikov, presidenti Zelensky ka vendosur të largojë një tjetër zyrtarë të lartë nga detyra.

Sipas mediave ukrainase, presidenti urdhëroi largimin e Pavlo Kyrylenko, i cili mbante rolin e guvernatorit të Donetskut. Megjithatë, mediat shkruajnë se Kyrylenko kishte dhënë më herët dorëheqjen dhe mund të marrë një tjetër detyrë të lartë.

Pak ditë më parë, presidenti Zelensky largoi nga detyra ministrin e luftës, i cili qëndronte që prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në adresimin e tij, presidenti Zelensky tha se është koha për “qasje të reja” në Ministrinë e Mbrojtjes.

Rustem Umerov, që drejtonte Fondin e pronave Shtetërore të Ukrainës, u emërua nga presidenti si pasues i Reznikov.

“Besoj se Ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate që ndërlidhin ushtrinë me shoqërinë, si një e tërë”, theksoi Zelensky.

/a.r

#Valë #shkarkimesh #në #Ukrainë #Zelensky #largon #një #tjetër #zyrtar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button