Aktualitet

A ishte i moralshëm bashkëpunimi me Bardhin? Përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës.

Ai u pyet edhe nëse takimi i tij me Bardhin ishte i moralshëm, pas lumit të akuzave që ato patën lëshuar ndaj njëri-tjetrit.

“Ishte një takim i 43 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 21 prillit, deputetë të aleancës së PD-së me aleatët e saj të përjetshëm. Besoj se ishte mesazh pozitiv, përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot famë e krijimit, e vjedhjes e mafies dhe e të zezave më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite. Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshëm…Unë dua të them këtu…ky ishte një takim ishte….asgjë të moralshme nuk ka më shumë sa kjo betejë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar.”, tha Berisha.


Ai shtoi se: “Deputetët e shtëpisë së lirisë nuk ishin sot, të cilët janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim, të bashkojmë forca për rrëzimin e pushtetit. Vendimet shumë të rëndësishme do t’ua njoftojë Bardhi, sepse u morën vendime shumë të rëndësishme. Na bashkoi përgjegjësia morale dhe ligjore që kemi para 620 mijë zgjedhjeve që votuan në 14 maj kundër Ramës”.

#ishte #moralshëm #bashkëpunimi #Bardhin #Përgjigjet #Berisha

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button