Gjykata lë në burg Marsela Pushanin: Motra konsumonte 3 litra raki në ditë, nuk besoj ta kem vrarë unë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Marsela Pushanin, të akuzuar për vrasjen e motrës së saj, Amanda Pushani.
Para togave të zeza, Marsela Pushani ka deklaruar se e motra nuk mund të ketë humbur jetën nga goditjet me thikë, pasi ajo konsumonte deri në 3 litra raki në ditë. Ajo ka rrëfyer edhe momentin e rëndë, ndërsa nënvizon se ditën e ngjarjes konflikti nisi për shkak se viktima kishte blerë disa shishe birrë edhe pse kishte premtuar se do hiqte dorë nga alkooli.
Më herët, e ëma e dy vajzave ka pohuar se viktima ishte e alkoolizuar dhe i dhunonte atë dhe autoren e dyshuar të vrasjes.
Ngjarja e rëndë fillimisht u raportua si aksidentale, por pas hetimeve rezultoi se shkak i vdekjes ishin goditjet me thikë.
/a.r
#Gjykata #lë #në #burg #Marsela #Pushanin #Motra #konsumonte #litra #raki #në #ditë #nuk #besoj #kem #vrarë #unë