Video/ Vendos të anullojë penalltinë me telefon: VAR ishte i fikur, skandal në Portugali, proteston Benfica

“Surrealizëm i pastër”, “Absurd”, “Pa bateri!”. Këta janë disa nga titujt e gazetave në Portugali, por edhe të shtypit ndërkombëtar. Komentet janë bërë mbi atë që ndodhi në Porto-Arouca, në kampionatin elitar luzitan. Në minutën e 39’ të pjesës së dytë, miqtë kaluan në avantazh, më pas në minutën e 90’ Taremi u rrëzua në zonë. Arbitri Duarte Gomes mendoi se ishte penallti, por për të qenë i sigurt vendosi të shkojë te VAR. E pabesueshme por e vërtetë, ajo që ndodhi aty. Monitori ishte i fikur sepse nuk kishte bateri dhe kështu arbitri mori një celular dhe më pas vendos të anulojë penalltinë mes protestave të lojtarëve vendas, duke i besuar asaj që i thanë kolegët para monitorëve.
Gjithçka e rregullt, sepse protokolli parashikon përdorimin e një walkie talkie në rast të një dështimi teknik të monitorit. Por kjo nuk është e vetmja arsye që ka krijuar polemika në Primeira Liga në Portugali. Në Estadio Do Dragao, me miqtë në humbje 1-0, arbitri në fakt akordoi 17 minuta kohë shtesë. Ato më pas u bënë 22 pas një penalltie të dhënë (përsëri për një faull ndaj Taremi e pastaj të humbur) dhe golit të barazimit të Porto në minutën e 109’ nga Evanilson pas asistit të Borges.
Lexo më tej: Milan heq dorë nga Broja, Mehdi Taremi i thotë ‘po’: arrihet akordi me Porton
Një episod që nuk i pëlqeu rivalëve të Benfica: “Është absolutisht urgjente të përpunohen kriteret dhe të sigurohet transparencë. Është e nevojshme të paraqiten qartë dhe objektivisht arsyet e 17 minutave të kohës shtesë në ndeshjen FC Porto-Arouca. E të shpjegohet po kështu, çfarë arsyetimesh ekzistojnë për vazhdimin e ndeshjes deri në 22 minuta shtesë pas 90 minutave”, thuhet në komunikatën e klubit portugez. Një njoftim i publikuar nga gazetat portugeze A Bola e Record.
Porto-Arouca maçında skandal.
VAR a giden hakeme telefon geldi😣😣😣 pic.twitter.com/ICzcsTt82k— Sinan/Rüzgar-Kuzey (@Adrianooo2000) September 3, 2023
#Video #Vendos #të #anullojë #penalltinë #telefon #VAR #ishte #fikur #skandal #në #Portugali #proteston #Benfica
Lapsi