Merret peng në qendër të Brukselit i mituri shqiptar, dhunohet barbarisht

jë 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit, duke zbardhur e enjtja, raporton Het Nieuwsblad. Mediat e huaja raportojnë se ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër persona.
Dy orë më vonë, shumë pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Sulmuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij. Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer dhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërkohë që ai përfundoi në spital.
Po ashtu mediat raportojnë se autorët, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti shqiptar, ndërkohë që i mituri mendohet se ka sulmuar një prostitutë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të sulmit.
#Merret #peng #në #qendër #të #Brukselit #mituri #shqiptar #dhunohet #barbarisht
Lapsi