Aktualitet
FOTO/ Fidel Ylli marton vajzën, i pranishëm edhe Edi Rama

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar dhe ish-deputeti, Fidel Ylli ka këtë të diel një ngjarje të rëndësishme në jetë. Ai marton vajzën e tij, Pegin e cila ka dhënë fund beqarisë. Në ceremoninë e dasmës ishin të ftuar figura të njohura jo vetëm të fushës së sportit, por edhe politikanë.
Ra në sy prania e kryeministrit Edi Rama që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda. Rama dhe Ylli njihen për miqësinë e tyre të hershme. Në media qarkullojnë disa pamje. Një ceremoni e veçantë për nga organizimi. Vajza e Fidel Yllit shkëlqen me fustanin e bardhë duke kurorëzuar martesën e saj me Nima Eil. ©
#FOTO #Fidel #Ylli #marton #vajzën #pranishëm #edhe #Edi #Rama
Lapsi