Tech

Basha, kryetar grupi/ Parlamenti nis me tre PD, priten debate të forta. ‘Garë’ për lidershipin e opozitës

Me tri grupime të Partisë Demokratike, me debate për ngjarjet korruptive si dhe me dilemën se me cilin grupim të opozitës do të bashkëpunojë Partia Socialiste për anëtarësimin në BE do të nisë dhe sesioni i ri parlamentar të hënën.

Me nisjen e punimeve të parlamentit ditën e hënë, do të jetë edhe dilema se cili fraksion përfaqëson grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Pas ndryshimeve në statutin e PD, kreu i demokratëve Lulzim Basha është tashmë dhe kryetar i grupit parlamentar, post të cilin më parë e mbante Gazment Bardhi. Por ky i fundit me anë të një reagimi të shtunën është shprehur se nuk i pranon ndryshimet statutore të Bashës.

Nga ana tjetër është edhe grupim i rithemelimit i kryesuar nga Sali Berisha, i cili i ka lënë të hapur mundësinë për bashkim me Gazment Bardhin dhe deputetëve të tij mbështetës.

Por nuk është vetëm situata në Partinë Demokratike ajo ç’ka do të sjellë debate në seancën e re parlamentare. Ngjarjet e fundit politike, afera e koncensionit të sterilizimit, inceneratorët por jo vetëm mund të sjellin përplasje dhe akuza mes opozitës dhe mazhorancës.

Në pikëpyetje mbetet se me cilin grupim opozitar do të bashkëpunojë mazhoranca sa i përket punimeve për rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndonëse këtu përjashtohet grupimi i Berishës, pasi kanë qenë vetë anëtarët e Partisë Socialiste ata të cilët janë shprehur se njohin vetëm Partinë Demokratike zyrtare./m.j

#Basha #kryetar #grupi #Parlamenti #nis #tre #priten #debate #të #forta #Garë #për #lidershipin #opozitës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button