Aktualitet

Vrau motrën me thikë, dëshmia e autores: Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, kërcënoi mua e mamanë se do na vriste. E alkolizuar

Zbardhet dëshmia para policise e autores së vrasjes së 37-vjeçares Amanda Pushani në banesën e saj. Mësohet se e motra  e viktimës ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.

Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste.

Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici./m.j

#Vrau #motrën #thikë #dëshmia #autores #Veprova #në #kushtet #vetëmbrojtjes #kërcënoi #mua #mamanë #vriste #alkolizuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button