Gjithçka gati për super përballjen e nesërme, Anthony Joshua lufton ndaj Dubois për titullin IBF

Jemi vetëm një ditë larg përballjes gjithë-britanike mes Daniel Dubois dhe Anthony Joshua.
Joshua do të synojë të bëhet tre herë kampion bote në peshën e rëndë kur të sfidojë Dubois për titullin IBF, transmeton Sport.
Dubois do të bëjë mbrojtjen e parë të rripit pas fitores ndaj Filip Hrgovic, ndërsa dy boksierët britanikë luftojnë në stadiumin ikonik, Wembley.
Ky meç do të zhvillohet të shtunën rreth orës 23:00, kurse po atë natë, Liam ‘Beefy’ Smith përballet me Josh Kelly, ndërsa Anthony Cacace mbron titullin e tij botëror në peshën super të lehtë në IBF kundër Josh Warrington.
Përballjet e tjera që do të zhvillohen po në atë natë: Tyler Denny kundër Hamzah Sheeraz, Joshua Buatsi kundër Willy Hutchinson dhe Mark Chamberlain kundër Josh Padley janë gjithashtu të planifikuara për kartën masive.
/ Sport/
#Gjithçka #gati #për #super #përballjen #nesërme #Anthony #Joshua #lufton #ndaj #Dubois #për #titullin #IBF
gazetablic.com