Aktualitet

VIDEOLAJM / Më në fund Salianji paraqitet në Apel, merr me vete ‘përforcime’!

Pasi iu shmang mbi 15 seancave, Ervin Salianji është i pranishëm sot në Apel për seancën e radhës të dosjes “Babalja”, i shoqëruar edhe deputetë të tjerë demokratë.

Gjykata e Apeli është tërhequr në dhomë këshillimi për t’u shprehur në lidhje me kërkesën e Fredi Alizotit, i pandehur në çështje, i cili ka hequr dorë nga ankimi. Alizoti ka paraqitur me herët kërkesë me shkrim ku tërhiqet nga ankimi me pretendimin se e ka kryer dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”,

Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

/a.r

#VIDEOLAJM #Më #në #fund #Salianji #paraqitet #në #Apel #merr #vete #përforcime
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button