Life Style

VIDEO/ Rama vlerëson aplikacionin ‘TEA’: Guidë për mijëra turistë që vizituan Shqipërinë, informacion mbi eventet në gjithë vendin

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të diel tek aplikacioni “TEA”. Kreu i qeverisë thotë se ky aplikacion u bë pjesë e pushimeve për mijëra turistë.

“Dhe me udhëtimin e TEA që vazhdon, pasi kapërcyem kufijtë dhe e kthyem në një guidë frymëzuese për mijëra turistë, që e bënë këtë aplikacion pjesë të pushimeve dhe eksperiencës së tyre unike në Shqipëri, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kreu i qeverisë.

Ky aplikacion u hodh në treg nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. “TEA” është një risi teknologjike për turizmin shqiptar, një kalendar digjital, i cili ofrohet përmes një aplikacioni miqësor për çdo përdorues brenda Shqipërisë dhe anembanë botës.

Aplikacioni “TEA” është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion mund të gjenden aktivitetet që do të ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Ky aplikacion ka shërbyer për orientimin e turistëve, të cilët përveç bukurive natyrore të mund të shijojnë dhe mësojnë më shumë rreth traditës./m.j

#VIDEO #Rama #vlerëson #aplikacionin #TEA #Guidë #për #mijëra #turistë #që #vizituan #Shqipërinë #informacion #mbi #eventet #në #gjithë #vendin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button