Aktualitet

LIVE! Nga qelia, në Kuvend, ish-zv.ministri kritika Vokshit: Sterilizimi është zhargon. Bëhet fjalër për një projekt të tërë

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj ka nisur dëshminë e tij përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë.

SPAK i ka dhënë leje Rrjepajt, i cili është me masë sigurie arrest në burg, që të dalë nga qelia dhe të paraqitet në ambientet e Kuvendit ku do të pyetet nga deputetët për sterilizimin dhe check-up.

Në fjalën e tij ai kritikoi kryetaren e Komisionit Albana Vokshi teksa u shpreh se Sterilizimi apo Check-up është një zhargon i padrejtë pasi bëhet fjalë për një projekt të tërë spitalor me shumë komponentë.

Për sa i përket objektit të hetim të këtij komisioni, besoj se duhet të jetë në përputhje me objektin e asaj që hetohet. Të thuash po hetojmë objektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor. I gjithë debati ka ardhur ai devijim i përkufizimit të këtij projekti. Do ishte mirë që kur të themi sterilizim të nënkuptojmë që ka objektin e vetë: Ofrimin e veshjeve njëpërdorishme, dezinfektimin e sallave të operacionit, trajtimin e mbetjeve dhe repartit të sterilizimit. Është mbledhja, tharja paketimi dhe më pas sterilizimi” – tha Rrjepaj.

/a.r

LIVE:

#LIVE #Nga #qelia #në #Kuvend #ishzv.ministri #kritika #Vokshit #Sterilizimi #është #zhargon #Bëhet #fjalër #për #një #projekt #të #tërë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button