Aktualitet

Basha thirrje miqve të Foltores për të shkuar te PD-ja e vulës: Të ndërtojmë një aleancë të madhe

Kryetari i PD-se se vulës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje përkrahësve të Sali Berishës të cilët i cilësoi si demokratët e Foltorës, që të bashkohen me Partinë Demokratike. Sipas tij, miqtë e Foltores jane te mirepritur t’i bashkohen PD-se ne çdo moment.

“Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje.

Të gjithë kanë një vend në partinë e madhe demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe jo thjesht mes demokratëve por edhe me shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e parë e së djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton”, tha Basha.


#Basha #thirrje #miqve #të #Foltores #për #të #shkuar #PDja #vulës #Të #ndërtojmë #një #aleancë #të #madhe

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button