Tech
I riu egjiptian bie nga ndërtesa ku punonte në Tiranë, dërgohet me plagë në spital

Një 26-vjeçar egjiptian ka qenë duke punuar në një nërtesë të lartë në Tiranë në momentin kur u rrëzua. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 02.09.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç.
Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e policisë./f.s
#riu #egjiptian #bie #nga #ndërtesa #punonte #në #Tiranë #dërgohet #plagë #në #spital