Aktualitet

Harruan enën në zjarr, digjet ballkoni i banesës në Berat

Një zjarr ka rënë në një ballkon në një banesë në lagjen “Kala” në Berat. Mësohet se zjarri ka rënë pasi familjarët kishin harruar tenxheren në zjarr. Pas kësaj ata ishin larguar nga banesa. Banesa është në pronësinë e shtetasit Agron Kasimi. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëseje duke neutralizuar flakët. Zjarri u shua në një kohë të shkurtër, duke u shmangur përhapja e tij drejt dhomave të banesës.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme brenda në banesë. I vetmi ambjent që pësoi dëme materiale nga zjarri ishte ballkoni, ku ndodhet soba.


#Harruan #enën #në #zjarr #digjet #ballkoni #banesës #në #Berat

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button