Axhenda/ Presidenti Begaj pret homologen e Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.
Sipas Presidencës, Begaj do të takohet me homologen Osmani në 4 shtator me një ceremoni mirëseardhje në presidencë, ku dhe do të ketë një konferencë për shtyp nga të dyja palët
04 shtator 2023
10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.
#Axhenda #Presidenti #Begaj #pret #homologen #Kosovës #Vjosa #Osmani #në #Tiranë
Lapsi