Sport

Hidhet shorti i Conference League, Ballkani njeh kundërshtarët në grupe: ja me kë do ndeshet Daja

Ballkani ka mësuar tashmë kundërshtarët në këtë aventurë të tyre në grupet e Conference League. Shorti i hedhur në Montecarlo, në orën 14:30, ka qenë pozitiv për kampionët e Kosovës. Ballkani, e vetmja shqiptare në fazën e grupeve, ndodhej në vazon e katërt, dhe në një farë mënyre shorti u tregua bujar. Ekipi drejtuar nga Ilir Daja u shortua në Grupin C me kundërshtarë si Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen e Astana, kundërshtar që eleminoi me vështirësi Partizanin në playoff të Conference League.

Olimpija e Ljubljanës, aty ku pjesë është ish-lojtari i Egnatias Redi Kasa, është shortuar në Grupin A me Lille, Slovan Bratislava dhe Klaksvik. Ndeshjet e para do të luhen më datë 21 shtator, ndërsa këto janë grupet e tjera në Conference League.

Lexo më tej: Shorti i Europa League si i hedhur “me dorë”: autostradë për ekipet e mëdha, vështirë për Xhixhën e Laçin


GRUPET E CONFERENCE LEAGUE

– Grupi A
Lille, Slovan Bratislava, Olimpija Lubiana, KI Klaksvik

– Grupi B
Gent, Maccabi Tel Aviv, Zorya, Breidablik

– Grupi C
Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen, Astana, Ballkani

– Grupi D
Brugge, Bodo/Glimt, Besiktas, Lugano

– Grupi E
AZ, Aston Villa, Legia Varsavia, Zrinjski

– Grupi F
Ferencvaros, Fiorentina, Genk, Cukaricki

– Grupi G
Eintracht Francfurt, PAOK, HJK, Aberdeen

– Grupi H
Fenerbahce, Ludogorets, Spartak Trnava, Nordsjaelland

#Hidhet #shorti #Conference #League #Ballkani #njeh #kundërshtarët #në #grupe #kë #ndeshet #Daja

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button