Aktualitet

VIDEO/ “Më mbyti Alabari”, Rama tregon porosinë e investitorit të njohur për lagjen e re në Durrës

Kryeministri Edi Rama është duke inspektuar punimet në Spitallë të Durrësit me kryebashkiaken Emirijana Sako. Rama thotë se për 5 vitet e ardhshme lagja ‘Rilindja’ do jetë një ndër më të bukurat pasi është ndërtuar nga hiçi. Me batutë kryeministri Rama përmendi edhe këmbënguljen e investitorit Muhamed Alabbar që ta shihte investimin e madh që i është bërë kësaj lagjeje. Ai ka treguar edhe një bisedë me biznesmenin.

“Kjo për 5 vjet do tjetë një ndër lagjet më të bukura pa diskutim. Është e gjitha e ndërtuar nga hiçi, me hapësira dhe me të gjitha gjërat që do të vijojmë të ndërtojmë rreth e rrotull. Duhen bërë këto punimet e fundit se më mbyti Alabbari se edhe unë  e mbyta. Më tha; brother shko shikoji… E bëri ai këtë, është investim i jashtëzakonshëm. Shihe sa bukur është.”- tha Rama.

Në këtë lagje, kanë përfunduar 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje. Ky investim është bërë me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed nga sipërmarrja e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar.

 

/f.stafa

#VIDEO #Më #mbyti #Alabari #Rama #tregon #porosinë #investitorit #të #njohur #për #lagjen #në #Durrës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button