Varhelyi, ‘OK’ për zgjerimin në 2030, Rama: Komisioner që nuk zhgënjen kurrë! Autobusi i BE po bëhet interesant

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësinë në BE ra dakord me propozimin e Charles Michel për zgjerimin e BE-së në 2030.
Rama shkruan se autobusi i ngadaltë i BE-së, siç ai e quan tashmë po bëhet interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë në të.
“KOMISIONIERI YNË që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira.
Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëdimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur.
Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas.”– shkruan Rama.
/a.r
#Varhelyi #për #zgjerimin #në #Rama #Komisioner #që #nuk #zhgënjen #kurrë #Autobusi #bëhet #interesant