AktualitetUncategorized
EMRI| Lëvizte i armatosur duke shkelur arrestin e shtëpisë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranë pasi qarkullonte me automjet i armatosur dhe kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në pranga ka rënë shtetasi Sandriano Kastrati 23 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Egnatia”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Sandriano Kastrati dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës u gjet një sasi municioni luftarak (180 fishekë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me pistoletën.