AktualitetDurresi Sot

Plas grushti mes policëve në Tiranë, dalin detajet e para

Dy efektivë të policisë janë konfliktuar pas mesnate në Tiranë. Shkak i këtij sherri dyshohet të ketë qenë gjendja e dehur e një prej policëve, i cili ka ofenduar punonjësin e “Shqiponjave”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, kur babai Hmit Sallaku me dy djemtë e tij Denis Sallaku dhe Mariglen Sallaku, të tre punonjës policie në Tiranë, janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks. Njëri prej djemve të Hamit Sallakut ka qenë në nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar punonjësit e “Shqiponjave”. Kjo më pas ka bërë që të nisë sherri mes tyre.Të tre efektivët e policisë Tiranë, si edhe ata të forcave Shqiponjë janë shoqëruar dhe Agjencia e e Mbikqyrjes Hetimore po vijon hetimet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button