Life Style

Vdekja tragjike e 23-vjeçarit shqiptar, mblidhen mbi 32 mijë euro për Klajdi Bitrin

Gati 1 mijë persona i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë të familjarëve të Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit të vrarë në Itali.

Deri tani është arritur të mbidhet një shumë prej 32 mijë euro në GoFundMe, e cila sipas të afërmëve do të përdoret për të dërguar trupin në vendlindje si dhe për të gjitha ritet e lamtumirës së fundit për 23-vjeçarin që do të organizohet në Lushnjë.

Gjithashtu, të afërmit shprehen se një pjesë e shumës do të shkojë dhe për të ndjekur çështjen penale ndaj autorit apo për t’i ardhur në ndihmë vëllait të tij.

Ata i druhen faktit se algjeriani mund të shpallet i pafajshëm duke e cilësuar “vdekjen të paqëllimshme” që do të ishte një vrasje e dytë për Klajdin.

Familja Bitri është në vështirësi ekonomike dhe vetëm me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, u arrit pajisja e babait të 23-vjeccarit me pasaportë brenda ditës në mënyrë që të kishte mundësi për të udhëtuar për në Itali.

Pikërisht kjo gjendje ekonomike shtyu dy vëllezërit Bitri që të emigronin drejt Italisë në kërkim të një jetë më të mirë.

/f.stafa

#Vdekja #tragjike #23vjeçarit #shqiptar #mblidhen #mbi #mijë #euro #për #Klajdi #Bitrin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button